Postimi prekës i Albin Kurtit për aktivistin Hysni Hyseni që vdiq sot - Gazeta Express
string(69) "postimi-prekes-i-albin-kurtit-per-aktivistin-hysni-hyseni-qe-vdiq-sot"

Postimi prekës i Albin Kurtit për aktivistin Hysni Hyseni që vdiq sot

Gazeta Express

29/01/2020 14:26

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar për aktivisin e kësaj partie nga Prizreni, Hysni Hysenin i cili vdiq sot, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se Hysenin e kishte vizituar para dhjetë ditëve në spital, kur ishte në gjendje të rëndë por me vetëdije.

Lexo Edhe:

“Kur e vizitova para dhjetë ditëve ishte rëndë por kishte vetëdije, të nesërmen kishte përjetuar infarktin e parë, kurse dy ditë më vonë e gjeta në komë të intubuar. Doda vdiq sot. Në QKUK në Prishtinë, në repartin intenziv të Klinikës Infektive, vdiq në mëngjes Hysni Hyseni – Doda, aktivist i dalluar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.  As një vit nuk ishte më i moshuar se unë, por askush, e as unë, nuk mund të mateshim me të për nga aktiviteti i dendur që bënte”, ka shkruar Kurti.

Ai ka kujtuar protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku vdiqën Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Atë ditë, Hyseni që vdiq sot e kishte humbur syrin e djathtë.

“Në protestën e 10 shkurtit 2007 ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, u patën plagosur e lënduar mbi 80 qytetarë, e më së rëndi pikërisht Hysni Hyseni nga Prizreni që humbi syrin e djathtë, Mustafë Nerjova nga Lubishda e Hasit që edhe sot e kësaj dite ka një pjesë plastike në kokë në vend të kafkës që ia çanë me plumb dhe Zenel Zeneli nga Bardhoshi i Prishtinës i cili ende i ka dy plumba në trup njërin shumë afër zemrës. Ndryshimi në Prizren me fitoren e Mytaher Haskukës në vjeshtën e vitit 2017 do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të Dodës, i cili mua asokohe m’i mësoi të gjitha çajtoret e Kurillës dhe jo vetëm.  Ka lënë pas vetes gruan, katër vajzat dhe një djalë. Dhembja që ndjejmë është e madhe, pikëllimi që na ka mbërthyer është i rëndë, humbja që përjetuam është e vështirë.

Kujtimi ynë për Dodën do të jetë përjetë i gjallë, porsi gjallëria e tij jetësore”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/