Postimi i pahijshëm i asistentit të Kurtit për Isa Mustafën - Gazeta Express
string(59) "postimi-i-pahijshem-i-asistentit-te-kurtit-per-isa-mustafen"

Postimi i pahijshëm i asistentit të Kurtit për Isa Mustafën

Lajme

Gazeta Express

09/06/2023 12:56

Në një postim në Twitter, Arianit Beqiri asistent i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e rëndë të Isa Mustafës, duke bashkuar dy fotografi ku duket edhe ajo e Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.

Lexo Edhe:

Postimi i Beqirit u kritikua ashpër nga ndjekësit e tij.

Përpos pozitës së tij si asistenti ekzekutiv i kryeministrit të Kosovës, Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Beqiri, që ushtron rolin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është emëruar në pozitën e aksionarit të NPB-së me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.