POSTA ËSHTË PJESA MË E RËNDËSISHME E BIZNESIT TUAJ - Gazeta Express
string(50) "posta-eshte-pjesa-me-e-rendesishme-e-biznesit-tuaj"

POSTA ËSHTË PJESA MË E RËNDËSISHME E BIZNESIT TUAJ

Gazeta Express

14/07/2020 19:29

KCC është postë e licencuar nga dy gjigant botëror të transportit të mallrave që janë FEDEX dhe TNT. KCC tani vepron edhe me postë vendore, duke i ofruar ndihmë profesionale biznesit tuaj.

Dihet që së fundmi bizneset e shumta brenda dhe jashtë Kosovës janë fokusuar në shitje online të produkteve të tyre. Kjo ka bërë që biznesi të jetë më i suksesshëm dhe gjithmonë në rrije.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, edhe industria e postave të shpejta është në rritje dhe dita ditës shtohet numri i tyre në treg. Zgjedhja e një poste për bashkëpunim me biznesin tuaj do të jetë një hap i rëndësishëm për të ardhmen e biznesit. Sot në Kosovë mund të gjeni një numër të konsiderueshëm të postave të shpejta dhe kjo ka bërë që shumë shpejtë disa të falimentojnë. Kjo bartë një rrezik të jashtëzakonshëm për biznesin tuaj gjatë bashkëpunimit me ta.

Por, në Kosovë nuk mungojnë edhe postat serioze të cilat janë të licencuara nga kompani të njohura botërore. KCC është një ndër liderët e tregut në Kosovë. Përpos transportit të pakove dhe mallrave në gjithë botën, KCC tani mund t`ju shërbejë edhe brenda Kosovës.

Të licensuar nga dy gjigant botëror të transportit siç janë FEDEX dhe TNT, ata sjellin eksperiencën dhe planin e biznesit brenda Kosovës.

KCC ofron bashkëpunim të saktë për të gjitha llojet e bizneseve. Ndër të tjera, KCC ofron barazim financiar çdo 24 orë, gjë që ju ndihmon në rritjen sa më të shpejtë të biznesit tuaj. Ata ju raportojnë për çdo produkt të dorëzuar tek klientët tuaj me korrektësi e saktësi. Ju mund t`i përcillni dërgesat tuaja në çdo kohë dhe të njoftoheni lidhur me çdo detaj nga asistenca e tyre.

Për më tepër, mund të caktoni takim dhe të njoftoheni me të gjitha ofertat për biznesin tuaj në: 0800 86668