Post tërmeti, pse Rama po kthen sytë nga Allahu? - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

09/12/2019 13:44

Post tërmeti, pse Rama po kthen sytë nga Allahu?

Ballina

Gazeta Express

09/12/2019 13:44

Shfaqja përkrah Erdoganit në Stamboll në konferencën e vendeve islamike, nuk është e vetmja lëvizje me sens fetar e Edi Ramës.

Nëse thirrja e presidentit autoritarist turk kushtuar vendeve të tjera islamike për të ndihmuar vëllezërit shqipëtarë të prekur nga tërmeti është deri diku normale, devijimet fetare që ka marrë ligjërimi publik i Edi Ramës që pas 26 nëntorit kanë çuditur shumëkënd.

Fillimisht, ai u shfaq me tespie në dorë pranë familjeve të prekura nga tragjedia. Ndonëse nga mediat ajo u mor si një nga ekzagjerimet vanitoze me të cilat kryeministri tashmë na ka mësuar, ky sinjal nuk rezultoi të qe i tillë.

Këtë mëngjes të ditës së Bektashinjve ai ka publikuar një shprehje të Naim Frashërit që gjendet në librin Mirësija, pjesë e Fletores së Bektashinjve: “Mos e ndy shpirtin ne jetë. Zemërënë mos e lyej, shko në udhëzë të vërtetë. Mos u kthe e mos u thyej”, shkruan Rama duke iu referuar poetit tonë kombëtar.

Më herët pas tërmetit ai pati postuar gjithashtu një thënie të Profetit Muhamet: “Cila është fytyra më e bukur Islamit? Jepu të hanë njerëzve dhe ndihmo të shpëtohen ata që njeh dhe ata që nuk njeh”, ndërkohë që n ditën e parë të komitetit për mbledhjen e ndihmave mbane në krah të tij imamin e shndërruar në star, Elvis Naçi.

Pyetja është përsje kjo kthesë 180 gradëshe e kryeministrit?

Askush nuk mund të besojë se një zë hyjnor i ka folur në vesh për allahun këtij ortodoksi të konvertuar në katolik. Këtë hipotezë e hedhin poshtë dy fakte: së pari Rama ka shpërndarë edhe pastime nga fe të tjera madje edhe nga ato politeiste dhe së dyti fillimisht ai e konsideroi tërmetin 6.4 gadësh një “pabesi të natyrës” gjë që është e papranueshme për besimin musliman.

Por këto pirueta mund të shpjegohen në dy versione: Ose kryeminstri e ka parë se si ka dështuar shteti i tij dhe në vend të një debate racionale do ta yshtë publikun drejt një përjetimi mistik, ose në të kundërt, ai e ka panadjerë se ky tërmet, i cili nxori në pah kalbësinë e një sistemi të korruptuar deri në palcë, mund të përbëjë një premisë të mirë për lindjen e forcave të frymëzuara nga islami politik. Janë pikërisht të tilla raste kur njerëzit priren të mendojnë se pabarazia e ushqyer nga politikanë njësoj të korruptuar, mund të përmbyset nga lëvizje që i presin dorën atij që vjedh të tjerët.

E si gjithmonë në këto raste Rama, i xhveshur nga ç’do besim dhe ç’do kredo nxiton të bëjë atë që i duket më në modë: në këtë rast të kthejë sytë nga Allahu./lapsi