Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të shëndetshme? - Gazeta Express

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të shëndetshme?

Shneta

Gazeta Express

03/03/2020 11:34

Përhapja e gripeve dhe virozave ka shtuar nevojën e gjetjes së metodave sa më natyrale dhe efikase në parandalimin dhe trajtimin e këtyre problemeve.

Krahas higjienës, që ndihmon në parandalimin e përhapjes së virozave, një rëndësi të madhe ka padyshim ushqimi. Ushqimi duhet të jetë i ekuilibruar dhe i pasur me vitamina e minerale.

Portokalli dhe mandarina, janë dy nga frutat më të përdorur gjatë këtyre periudhave, për shkak se përmbajnë një sasi të latë të vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitaminë, prandaj konsumimi i produkteve, që kanë këtë vitaminë është i domosdoshëm.

Të dy këta fruta, janë shumë të pasur edhe me minerale dhe antioksidantë, të nevojshëm për luftimin dhe parandalimin e virozave. Mirëpo cili nga këta fruta është më i pasur me vitamina, tregojnë ekspertët e agroweb.

Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:

53 kalori

13.3 gramë karbohidrate

14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A

44% të dozës së rekomanduar  ditore të vitaminës C

5% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit

Në të njëjtën sasi të portokalleve, ju mund t’i merrni:

47 kalori

11.7 gramë karbohidrate

4% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A

89% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C

5% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit

Rrjedhimisht kuptojmë se portokallet japin gati dyfishin e vitaminës C, në krahasim me mandarinat. Prandaj për luftimin sa më efikas të virozave, ju rekomandojmë që të hani sa më shumë portokalle. /Gazeta Express