Portierja mendoi se topi kishte dalë jashtë, ai përfundon në rrjetë - Gazeta Express
string(66) "portierja-mendoi-se-topi-kishte-dale-jashte-ai-perfundon-ne-rrjete"

Portierja mendoi se topi kishte dalë jashtë, ai përfundon në rrjetë

Futboll

Gazeta Express

18/09/2023 11:46

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin e femrave në Holandë.

Në fakt, ekipi i Ajaxit kaloi në epërsi përmes një goli të paparë ndonjëherë.

Lexo Edhe:

Futbollistja godet nga gjuajtja e lirë dhe topi përfundon në tërthorëse dhe shkon lart, shkruan “Gazeta Express”.

E portierja kundërshtare duke menduar se topi kishte dalë jashtë vijës fundore, shkon për ta marrë një top tjetër për të rifilluar lojën.

Por, topi i parë nga lartësia befasisht rikthehet dhe futet në rrjetë duke bërë që lojtaret me fanella kuq e zi të dëshpërohen dhe të bien në tokë, kurse ato bardhë e kuq e nisin festën për një gol aspak të zakontë.

Për më tepër, shikojeni videon më poshtë. /Gazeta Express/