Portieri sllovak pas eliminimit: Nuk arritëm ta mbanim ritmin e Kosovës - Gazeta Express
string(70) "portieri-sllovak-pas-eliminimit-nuk-arritem-ta-mbanim-ritmin-e-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 23:59

Portieri sllovak pas eliminimit: Nuk arritëm ta mbanim ritmin e Kosovës

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 23:59

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.

“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.

Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.

Pas ndeshjes, portieri i Sllovakisë, Dubravka tha se në pjesën e dytë nuk arritin ta ruanin ritmin e Kosovës.

“Ne patëm një pjesë të parë shumë të mirë, por pjesa e dytë ishte vërtetë e keqe. Pasi Kosova barazoi sërish, ne nuk arritëm ta mbanim ritmin me të. Jam i trishtuar, do të më mbetet peng për një kohë të gjatë. Për ne lojtarët më të vjetër, ishte një nga rastet tona të fundit për të luajtur në Kupën e Botës. Por, ky është realiteti”, tha Dubravka.

Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.

Advertisement
Advertisement
Advertisement