Borussia Dortmund ka nënshkruar me portierin shqiptar Diant Ramaj nga Ajax Amsterdami.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me BVB deri më 30 qershor 2029.
Megjithatë, portieri nuk do të qëndrojë këtë sezon te Borussia Dortmund, pasi do të huazohet te liderët e ligës daneze FC Copenhagen deri në fund të sezonit.
“Diant është një portier i ri gjerman që ka ende shumë potencial zhvillimi. Praktika në ndeshje është gjëja më e rëndësishme për të tani – dhe ai do ta marrë minutat në Copenhagen”.
“I urojmë suksese maksimale në gjysmën e dytë të sezonit në Danimarkë dhe në Ligën e Konferencave”, thekson drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl.
Ramaj u transferua nga Eintracht Frankfurt te Ajax në verën e vitit 2023. Në 32 ndeshje për holandezët, ai mbajti gjashtë porta të paprekura.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...