Portieri që e pësoi golin e parë në karrierën e Ronaldos, dikur ishte nervoz e tash ndihet krenar - Gazeta Express
string(96) "portieri-qe-e-pesoi-golin-e-pare-ne-karrieren-e-ronaldos-dikur-ishte-nervoz-e-tash-ndihet-krenar"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 9:20

Portieri që e pësoi golin e parë në karrierën e Ronaldos, dikur ishte nervoz e tash ndihet krenar

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 9:20

Me siguri se shumica prej nesh nuk e njohim apo edhe nuk kemi dëgjuar kurrë për Joan Ricardon.

Portieri i dikurshëm portugez megjithatë ka hyrë në histori për diçka aspak të zakontë.

Ai në fakt e ka pësuar golin e parë në karrierën e Cristiano Ronaldos, shkruan “Gazeta Express”.

Në atë kohë e pranon se ishte bërë nervoz kur e kishte mposhtur legjenda portugeze, por tash ndihet krenar që ia dha “këmbën e mbarë” pesë herë fituesit të Topit të Artë.

 “Çfarë ndjenje është të jem portieri i parë që ka pësuar gol nga Cristiano Ronaldo? Në atë kohë ndihesha nervoz dhe i frustruar, por sot jam i lumtur.”

“Cristiano e mori topin në mesin e fushës, i dribloi lojtarët dhe nuk ma dha asnjë shans të reagoja. Askush s’mund ta ndalte atë dhe as unë s’mund të bëja më shumë. Ishte i pakapshëm!”

“Kam pësuar shumë gola, por nuk do ta harroj Cristianon dhe as ai nuk do të më harrojë mua. Njëherë ne u takuam në Portugali, unë shkova tek ai dhe i tregova se kush isha dhe atij iu kujtova!”

“Kur Cristiano i shënoi 900 gola, e mora një mesazh nga një shok i imi, i cili u tall me mua duke ma kujtuar që isha unë i pari që pësova gol nga Ronaldo!” /Gazeta Express