string(74) "portieri-me-origjine-nga-kosova-mund-te-behet-portieri-i-pare-i-dortmundit"

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 18:45

Portieri me origjinë nga Kosova mund të bëhet portieri i parë i Dortmundit

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 18:45

Në mediat gjermane ka pasur spekulime në lidhje me të ardhmen e portierit të Borussia Dortmund, Gregor Kobel, i cili mund të transferohet në Premier League.

Interesim për të ka nga Neëcastle dhe Chelsea, shkruan “Gazeta Express”.

Nëse kjo ndodh, Diant Ramaj, i cili u transferua në Dortmund nga Ajax për 5 milionë euro dhe u huazua te FC Kopenhagen për të fituar eksperiencë, mund të bëhet portieri i parë i ekipit.

Sidoqoftë, sipas raportimeve nga “Sport Bild” dhe “FussballTransfers”, Borussia Dortmund nuk e konsideron Ramajn si një zëvendësues të menjëhershëm të Kobel.

Drejtori sportiv, Sebastian Kehl ka theksuar se klubi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Kobel dhe se Ramaj është një investim për të ardhmen./GazetaExpress/