Pa subvencionim dhe pa logjistikën e nivelit nacional, Ramiz Lladrovci prin me mbi 3.8K pëlqime kundrejt liderëve tjerë të partive në nivel nacional.
Dita e sotme u vërshua nga numrat e partive, duke qenë se u tërhoq shorti i hedhur nga KQZ, lidhur me renditjen e partive për zgjedhjet lokale.
E pritshme nga liderët e të gjitha partive të bëjnë promovimin e numrit për elektoratin, për të qenë në linjë për zgjedhjet e 12 tetorit.
Lajmi dhe mesazhi më së lehti shpërndahen me rrjete sociale, mbase edhe më i konsumuari për komunikim, është rrjeti social, Facebook.
Në rrjetin social Facebook me lajmin, prin bindshëm një lider i përqendruar vetëm në një komunë, në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Pa subvencionim dhe pa logjistikën e nivelit nacional, z. Lladrovci prin me mbi 3.8K pëlqime, kundrejt Kurtit me 2.8 k, ndërsa Memli Krasniqi ka mbledhur 1.7 k pëlqime, me gjithë sponsorizim.
Liderët tjerë, janë edhe më larg Lladrovcit, p.sh. Ramush Haradinaj ka afër 700 pëlqime, e Fatmir Limaj, mbi 2001, në kohën reale të këtyre matjeve.
Lladrovci tashmë edhe në rrjetet sociale është kampion, jo vetëm gjashtë herë kampion i qeverisjes lokale, edhe me numrin 101, simbolikë e fillimit të ri që doli nga shorti me Iniciativën qytetare, “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.