Porositën vrasjen e Gjin Ndojit, Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka e Behar Bajri shkuan në varrimin e tij - Gazeta Express
string(99) "porositen-vrasjen-e-gjin-ndojit-ervis-martinaj-pellumb-gjoka-e-behar-bajri-shkuan-ne-varrimin-e-tij"

Shqiperi

Gazeta Express

28/07/2023 12:08

Porositën vrasjen e Gjin Ndojit, Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka e Behar Bajri shkuan në varrimin e tij

Shqiperi

Gazeta Express

28/07/2023 12:08

Detaje të reja janë zbardhur për operacionin e SPAK, ku në pranga ranë të paktën 6 persona, mes të cilëve një prokuror, një zyrtar i lartë policie e një biznesmen, ndërsa disa emra të njohur të botës së krimit janë shpallur në kërkim.
Kanë qenë përgjimet që fundosën grupin kriminal që u godit dje nga SPAK.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka kanë dalë në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen, por më vonë rezulton se vrasjet i kryen shtetas shqiptarë.

Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Në biseda del po ashtu Pëllumb Gjoka, ku thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi në 2020, thotë gazetarja, të dyshuarit Pëllumb Gjoka, Ervis Martinaj, Edmond Preka dhe Behar Bajri i shkuan edhe në varrim.

Vrasja e Gjin Ndojit

Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi u ekzekutua me armë zjarri më 8 Shtator të 2020-s, në Shkejzë të Vaut të Dejës.

Ndoji u gjet i pajetë gjatë orëve të mëngjesit, në rrugë, pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët e krimit.

Në atë kohë, pista kryesore e ngritur nga autoritetet ishte ajo e hakmarrjes. 27-vjeçari ishte peson me precedentë penale. Ai jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë.