“Porosi për krejt neve – Këto janë situata serioze dhe duhet t`i lexojmë drejtë”, Haradinaj për pezullimin e dialogut strategjik - Gazeta Express
string(122) "porosi-per-krejt-neve-keto-jane-situata-serioze-dhe-duhet-ti-lexojme-drejte-haradinaj-per-pezullimin-e-dialogut-strategjik"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 20:55

“Porosi për krejt neve – Këto janë situata serioze dhe duhet t`i lexojmë drejtë”, Haradinaj për pezullimin e dialogut strategjik

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 20:55

Sonte në pjesën e parë të Pressing i ftuar është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Përballë tij janë Ilir Mirena dhe Burim Ramadani.

Haradinaj ka komentuar vendimin e ShBA’së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.

Ai tha se kjo është një porosi për të gjithë, jo vetëm për Kurtin, dhe sipas tij, secili duhet ta jap kontributin e tij për përmirësimin e raporteve me ShBA’të.

“Kjo është një porosi për krejt ne, muj me thanë, jo vetëm për Kurtin. Edhe ne duhet ta konstatojmë përkeqësimin e gjendjes dhe ndoshta nga lojgikat e djeshme të kalojmë me logjikat e sotme e të ardhshme. Këto situata janë serioze dhe duhet të lexohen drejtë. Secili nga ne që nuk e jep kontributin e vet për përmirësimin e gjendjes, jo vetëm që nuk do të vlerësohet mirë, por do të konsiderohet edhe si pasojë e gjendjes”, tha ai.