Pornografi, lojëra fati dhe “Big Brother VIP” - Zbuloni çfarë kërkuan shqiptarët në “Google” gjatë 2025! - Gazeta Express
string(96) "pornografi-lojera-fati-dhe-big-brother-vip-zbuloni-cfare-kerkuan-shqiptaret-ne-google-gjate-2025"

Yjet

Gazeta Express

02/10/2025 19:11

Pornografi, lojëra fati dhe “Big Brother VIP” – Zbuloni çfarë kërkuan shqiptarët në “Google” gjatë 2025!

Yjet

Gazeta Express

02/10/2025 19:11

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ai ka treguar statistikat se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në “Google” gjatë këtij viti…

“Në vend të parë kemi termin ‘slot machine’, kjo kryeson gjatë këtij 12-mujori. Bëhet fjalë ër lojërat e fatit, kazinotë onlin. Kjo është kategogria që kërkohet më shumë në 12 muajt e fundit. Me sa duket ka më shumë interes. Tregon pak varësi kjo. Statistikat e “Google” nuk gënjejnë. Janë të gjitha kompani të huaja, se shqiptare nuk ka.

Vendi i dytë janë faqet me përmbajtje pornografike, janë disa faqe. Kanë goxha klikime. Kryeson PornHub, XNXX dhe XHamster.

Lojërat e fatit online kanë kurba të caktuara, ndoshta lidhet me ndeshjet. Ndërsa faqet pornografike janë konstante, pika më e ulët është 200 klikime në ditë”, tha eksperti i IT-së.

Pjesë nga intervista:

Cila zonë e Shqipërisë sheh më shumë pornografi?

Në vend të parë kemi Dibër, pastaj Kukës, Fier, Korça dhe Elbasani. Këto janë Top 5 qytetet.

Më pas eksperti vijon:

Në vend të tretë kemi “Big Brother VIP Albania”, lidhet me sezonin kur transmetohet emisioni. Pastaj kemi personazhe si Laert Vasili, Loredana Brati…

Më pas kërkimet në “Google” vazhdojnë me në vend të tretë “Big Brother VIP Albania”, më pas vijnë filma me titra shqip, Gjesti, Eurovision 2025, Laert Vasili, rezultatet e zgjedhjeve, Ramazan 2025, Loredana Brati, “Google Translate”, apartamente me qira, “Temu”, “ChatGPT” dhe kursi i euros. /TAR/