"Populli i Kosovës kërkon ndryshim", Abdixhiku në Sallabajë të Podujevës: Interesim i madh, pritje e ngrohtë si në secilin takim - Gazeta Express
string(123) "populli-i-kosoves-kerkon-ndryshim-abdixhiku-ne-sallabaje-te-podujeves-interesim-i-madh-pritje-e-ngrohte-si-ne-secilin-takim"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2025 21:13

“Populli i Kosovës kërkon ndryshim”, Abdixhiku në Sallabajë të Podujevës: Interesim i madh, pritje e ngrohtë si në secilin takim

Lajme

Gazeta Express

06/01/2025 21:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar të hënën në fshatin Sallabajë të Podujevës.

Abdixhiku ka thënë se edhe në këtë fshat ka pasur interesim të madh e pritje të ngrohtë.

“Populli i Kosovës kërkon ndryshim”, thotë Abdixhiku, teksa përmend numrin 124 që LDK-ja do e bartë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Sonte qëndruam në fshatin Sallabajë të Podujevës!  Sërish, edhe këtu, interesim i madh, pritje e ngrohtë, entuziazëm i jashtëzakonshëm si në secilin takim tjetër në Kosovë!  Populli i Kosovës kërkon ndryshim! Populli i Kosovës ka kohë që ka kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK tashmë e ka! Prandaj e mbështetë, prandaj e mbronë, prandaj e lartnon!  124 është numri jonë! Ndryshimi, është misioni jonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement