Populistë të dashuruar në vetvete - Gazeta Express
string(33) "populiste-te-dashuruar-ne-vetvete"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

15/04/2022 15:03

Populistë të dashuruar në vetvete

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

15/04/2022 15:03

Populizmi kosovar i shpjeguar në paragrafe

Nga Faton Abdullahu

1) Kryeministri i jep vetes të drejtën e padrejtë dhe shkel drejtësinë me dy këmbë kur vlerëson, përshkruan dhe nxjerrë përfundime për një aksident në trafik ku ishte e involvuar Ministrja e Qeverisë së tij (Hajdari). Me këtë ai u mundua ta mbroj Ministren, por, ai e la të pambrojtur të vërtetën, sepse u involvua shumë në punën e atyre që duhet ta zgjedhin këtë aksident pa u ndikuar politikisht. Në një rrethanë tjetër do të mbushej sheshi me protestues për ta mbrojtur gjyqësorin nga politika.
2) Ministrja e Drejtësisë (Haxhiu) pa pikë marre, por me vetëbesim pushtetar, plotë arrogancë, kërkon publikisht që analistit (Matoshi) të mos i lejohet të dalë në media. Si ka mundësi? Ka mundësi kur je e bindur (krejt gabimisht) se ke mision çlirimin e këtij vendi dhe harron se votat nuk i ke marrë për këtë qëllim, se moti është çliruar dhe pavarësuar ky vend.
3) Ministrja tjetër (Nagavci) shkel Kushtetutën me dy këmbë dhe nuk jep dorëheqje. Si ka mundësi? Ka mundësi kur bindja politike është mbi ligjin. Sepse mendohet se ligjin e kushtetutën e kanë bërë ‘k’ta’ dje, e politikën e drejtë çlirimtare e bëjmë ‘na’ sot.
4) Kjo mendësi qeverisëse reagon, vlerëson e konstaton, përsëri për rastin Dehari me çka edhe një herë e ndërlokon krejt procesin duke e gërshetuar me interesa politike, “pa pikë rahmeti” për një djalë të ri që humbi jetën tragjikisht dhe familjarët e tij.  Tash sa kohë i keni në dorë të gjitha, ndihmoni ndershëm si Qeveri (aq sa kjo është e lejueshme) këtë proces për ta zbardhur këtë rast e mos e nxini më shumë.
5) Departamenti Amerikan i Shtetit të SHBA-së pardje konstatoi se ‘në Kosovë vazhdon mosndëshkimi i korrupsionit’. Mirëpo kjo Qeveri e ka bindur veten se është duke e bërë këtë luftë kundër korrupsionit suksesshëm tash sa kohë.  Si ka mundësi? Ka mundësi sepse njerëzit që janë të mësuar dhe të bindur se populizmi ju ka sjell dobi, vota e simpati është e pamundur t’i shtysh të besojnë në të vërtetën dhe drejtësinë.