Popovski: Çeta të përbashkëta të shqiptaro-maqedone, kanë luftuar kundër çetave serbe - Gazeta Express
string(83) "popovski-ceta-te-perbashketa-te-shqiptaro-maqedone-kane-luftuar-kunder-cetave-serbe"

Maqedoni

Gazeta Express

04/08/2026 10:33

Popovski: Çeta të përbashkëta të shqiptaro-maqedone, kanë luftuar kundër çetave serbe

Maqedoni

Gazeta Express

04/08/2026 10:33

Profesori universitar dhe njohësi i mirë i rrethanave ballkanike, Vllado Popovski thotë se shqiptarët kanë dhënë kontribut të madh në kryengritjen e Ilindenit më 2 gusht të vitit 1903.

Ai thotë se në atë kohë edhe maqedonasit edhe shqiptarët kanë qenë të sfiduar para rrezikut të njëjtë i cili nuk ka qenë i paralajmëruar nga shtetet fqinje ballkanike për të copëtuar Maqedoninë dhe Shqipërinë si vende.

“Dhe, në atë kuptim ka një bashkëpunim më të gjatë i cili vjen në shprehje të plotë në revolucionin e ri turk në vitet 1908-1911 ku do të paraqiten çeta të përbashkëta të maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilat bashkë do të luftojnë kundër çetave serbe në rajonin e Kërçovës, Dibrës, Kosturit, Ohrit dhe kështu me radhë”, thotë për “Zhurnal plus”, Vllado Popovski profesor universitar dhe njohës i rrethanave historike në Ballkan.

Ai thotë se në Republikën e Krushevës heroi kryesor ka qenë Pjetër Guri (Pitu Guli e quajnë vllahët dhe maqedonasit) i cili është në vendin e quajtur ‘Guri i Ariut’ i cili viktimizohej sinqerisht nën parullën ‘Nëse s’ka liri ka vdekje’ dhe në fund të gjithë vdesin.

“Ai llogaritet se është shqiptar që i përket fesë ortodokse. Vllahët konsiderojnë se ka qenë vlleh, mirëpo ka mjaft indikacione se bëhet fjalë për shqiptar. Popullata, ajo që është politikisht e orientuar si pjesë revolucionare e shqiptarëve në Maqedoni ka bashkëpunuar me maqedonasit kështu që edhe në Kryengritjen e Ilindenit ka pasur bashkim të forcave për autonomi të Maqedonisë, Shqipërisë dhe kështu me radhë. Ndërsa edhe pas vitit 1903 ka pasur institucione të përbashkëta siç është Lidhja qendrore shqiptaro-maqedonase përmes të cilës kanë vepruar ithtarët e saj në Shqipëri dhe Maqedoni”, citohet të ketë thënë prof. Vllado Popovski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement