Popoviq shpallet fajtor, burgu i zëvendësohet me gjobë dhe dëbim 2-vjeçar nga Kosova - Gazeta Express
string(83) "popoviq-shpallet-fajtor-burgu-i-zevendesohet-me-gjobe-dhe-debim-2-vjecar-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:21

Popoviq shpallet fajtor, burgu i zëvendësohet me gjobë dhe dëbim 2-vjeçar nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:21

Igor Popoviqi, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë është shpallur fajtor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe urrejtjes etnike.

Gjyqtari Kujtim Krasniqi ka caktuar dënimin prej 6 muajsh burgim, i cili u zëvendësua me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dënim plotësues, dëbim nga Kosova për një periudhë prej dy vjetësh.

Në këtë rast, gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie mes tij dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Popoviq ishte arrestuar më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut dhe akuzohet se më 18 korrik 2025 në Rahovec kishte mbajtur një fjalim publik me përmbajtje nxitëse, duke përhapur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Kosovë.

Popoviq është sjellë sot i prangosur në gjykatë dhe është paraqitur para gjyqtarit Kujtim Krasniqi dhe prokurores speciale Fikrije Krasniqi-Fejzullahu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 04.08.2025 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Igor Popoviq me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve entike, në atë mënyrë që i njëjti me datën18.07.2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse duke thënë “…Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpall okupator, ardhacak dhe t’i përzë nga këtu, nga UCK – organizatë terroriste” dhe se për shkak të kësaj ka vazhduar të bëjë thirrje në drejtim të qytetarëve si “neve na mbetet të jemi krenar me trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoca e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe, që këtu të ndërtohen shtëpi serbe dhe shkolla serbe, të lindin fëmijë serbë, të ekzistojnë institucionet serbe dhe kjo është detyrë e Zyrës për Kosovën  e  Metohinë dhe për Qeverinë e Serbisë” e të ngjashme, ashtu që ka nxitur dhe thelluar mosbesimin dhe mos tolerancën në disverisitetin e grupeve etnike që jetojnë në Kosovë si dhe ka cenuar bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve e për të cilin fjalim ka qenë në dijeni se përcillet nga mediat dhe se në këtë mënyrë potencialisht ka mundur të prish rendin dhe qetësinë publike.

Me këtë po akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimi”nga neni 141 par.1 të KPRK-së.

Prokuroria kishte njoftuar njofton se i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.