Rrjeti i njohur amerikan i ushqimit të shpejtë “Popeyes” po përgatitet të hapë dyert edhe në Prishtinë, duke sjellë recetat e famshme të hamburgerit të pulës, i cili është edhe në mbarë botën.
CEO I ‘Balkan Foods’, Shkumbin Muçolli i ftuar në ‘Canapé’ me Shpend Lipën paralajmëroi këtë prurje të madhe duke thënë, “I kem ndez motorat, shpejt do e hapim”.
Përfaqësuesit e brendit kanë paralajmëruar se hapja është shumë afër dhe premtojnë një eksperiencë unike për adhuruesit e ushqimeve me shije autentike.
Ai po ashtu, ka treguar se janë bërë përgatitjet e fundit dhe se ambiciet janë të mëdha për ta kthyer “Popeyes” në një histori suksesi edhe në vendin tonë.
Për të gjithë të pasionuarit pas ushqimit të shpejtë dhe recetave origjinale të jugut amerikan, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.