Pompeo letër Kurtit: Hiqeni taksën që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut - Gazeta Express
string(72) "pompeo-leter-kurtit-hiqeni-taksen-qe-kosova-e-serbia-ti-kthehen-dialogut"

Pompeo letër Kurtit: Hiqeni taksën që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Gazeta Express

13/02/2020 10:40

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës një javë pasi ai e mori detyrën në krye të Qeverisë. Albin Kurtit i kërkon që ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentumin e krijuar për normalizimin e raporteve me Serbinë

Në letrën që e ka siguruar Gazeta Express, sekretari Pompeo thotë se tani është koha të arrihet marrëveshja me Serbinë, e me këtë, sipas Pompeos, Kosovës i hapen dyert në integrim të plotë ndërkombëtar.

Lexo Edhe:

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokratike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do t’ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

“Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të krheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”. /Express/