Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur deri tani, thotë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Polonisë.
Ajo i tha gazetarëve se autoritetet polake deri tani kanë identifikuar shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete me origjinë të panjohur”.
Kryeministri polak, Donald Tusk tha se ka kërkuar të aktivizohet Neni 4 i traktatit të NATO-s dhe se është në konsultime të vazhdueshme me aleatët për të forcuar mbrojtjen ajrore të Polonisë.
“Fakti që këta dronë, të cilët paraqisnin kërcënim për sigurinë, u rrëzuan, ndryshon situatën politike. Prandaj, konsultimet me aleatët morën formën e një kërkese zyrtare për aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s,” tha Tusk.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...