Polonia mobilizohet pas agresionit rus, shkurton kohën e paraqitjes për ushtarët dhe vullnetarët, nëse thirren - Gazeta Express
string(108) "polonia-mobilizohet-pas-agresionit-rus-shkurton-kohen-e-paraqitjes-per-ushtaret-dhe-vullnetaret-nese-thirren"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 8:48

Polonia mobilizohet pas agresionit rus, shkurton kohën e paraqitjes për ushtarët dhe vullnetarët, nëse thirren

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 8:48

Në mëngjesin e sotëm, Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Polonisë njoftuan se do ta shkurtojnë kohën e raportimit për ushtarët.

Forca, e përbërë nga ushtarë profesionistë dhe vullnetarë me kohë të pjesshme, ka kërkuar nga ushtarët në katër provinca lindore të raportohen brenda gjashtë orësh nëse marrin kërkesë për t’u paraqitur, sipas postimit të saj në X.

Ky ndryshim vjen si përgjigje ndaj asaj që forca e quan “shkelje e hapësirës ajrore polake dhe vendosja e ekipeve tokësore të kërkimit dhe shpëtimit”, raporton BBC.

Polonia njoftoi sot e se ka ngritur në ajër avionë luftarakë dhe ka rrëzuar një numër dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”.