Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të traktatit të NATO-s – ishte përdorur vetëm shtatë herë që nga krijimi i Aleancës - Gazeta Express
string(118) "polonia-kerkon-aktivizimin-e-nenit-4-te-traktatit-te-nato-s-ishte-perdorur-vetem-shtate-here-qe-nga-krijimi-i-aleances"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 11:07

Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të traktatit të NATO-s – ishte përdorur vetëm shtatë herë që nga krijimi i Aleancës

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 11:07

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të kërkojë aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, duke kërkuar një konsultim formal brenda aleancës, një veprim i rënë dakord midis tij dhe presidentit, Karol Nawrocki.

Neni 4 i traktatit të NATO’s thotë:

“Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve është e kërcënuar”.

Sipas të dhënave të NATO-s, Neni 4 është përdorur vetëm shtatë herë që nga krijimi i NATO-s në vitin 1949 dhe herën e fundit ishte aktivizuar në vitin 2022, menjëherë pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Por Tusk thotë se, ndonëse i vlerëson të gjitha shprehjet e solidaritetit, “fjalët nuk mjaftojnë”, dhe Polonia do të kërkojë “mbështetje shumë më të madhe” nga aleatët e NATO-s.

Tusk tha se raportet paraprake tregojnë se ka pasë 19 shkelje të hapësirës ajrore, me një numër të konsiderueshëm dronësh që kanë kaluar në Poloni nga Bjellorusia.

Tre dronë janë konfirmuar të rrëzuar, ndërsa besohet se edhe një i katërt është rrëzuar.

“Autoritetet po punojnë për të verifikuar dhe finalizuar këto shifra”, thotë ai.

Para deputetëve, Tusk paralajmëroi gjithashtu se shkeljet e natës së kaluar janë vetëm një pjesë e pamjes më të gjerë të sigurisë, me Rusinë dhe Bjellorusinë që do të zhvillojnë stërvitje ushtarake “agresive” më vonë këtë javë.

“Nuk ka arsye për të pretenduar se jemi në gjendje lufte… por situata është dukshëm më e rrezikshme se të gjitha të mëparshmet”.

Ai thotë se mundësia e një konflikti të madh ushtarak është “më afër se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore”.