Poloni - Shqiperi, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë - Gazeta Express
string(84) "poloni-shqiperi-shiten-te-gjitha-biletat-e-vena-ne-dispozicion-per-tifozet-shqiptare"

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 9:24

Poloni – Shqiperi, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 9:24

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike, duke i ftuar njëkohësisht të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake.

Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement