Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë - Gazeta Express
string(99) "politologu-osmanaj-mbeshtete-kandidaturen-e-arian-tahirit-prej-personave-me-te-ndershem-ne-politike"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 21:20

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 21:20

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës dhe nënkryetarin aktual të komunës, Arian Tahiri.

Osmanaj tha se me Tahirin e lidh një shoqëri e hershme, ndonëse shpesh kanë pasur dallime politike e ideologjike. Megjithatë, ai e vlerëson Tahirin si një nga figurat më të ndershme dhe me dinjitet në politikën vendore.

“Sinqerisht, Arianin e konsideroj si një prej personave më të ndershëm e me më shumë dinjitet në politikë. Përkushtimi i tij për Mitrovicën është i pashoq, ndërsa angazhimin politik e ka me plot pasion e pa asnjë interes. Prandaj, gëzohem që në garën për Mitrovicën e kemi një kandidat si Ariani,” ka shkruar Osmanaj.

Ai shtoi se përtej miqësisë, Tahirin do ta mbajë përgjegjës për punën dhe mos-punën gjatë mandatit të ardhshëm.