Politologu boshnjak pas sulmit të Policisë së Kosovës: Nëse vazhdon kjo mund të ketë gjakderdhje - Gazeta Express
string(95) "politologu-boshnjak-pas-sulmit-te-policise-se-kosoves-nese-vazhdon-kjo-mund-te-kete-gjakderdhje"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 6:56

Politologu boshnjak pas sulmit të Policisë së Kosovës: Nëse vazhdon kjo mund të ketë gjakderdhje

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 6:56

Politologu Jasmin Mujanoviq ka shkruar për zhvillimin e fundit në veri, pas konfimimit nga Policia e Kosovës se është sulmuar një veturë e saj dhe është lënduar një polic.

Ai ka thënë se “aktet e ‘vogla’ të dhunës po bëhen rutinë. Nëse kjo vazhdon, do të jetë çështje kohe para se të ndodh gjakderdhja e vërtetë dhe e cila do të precipitojë realitetet dhe pasojat e saj.”

Lexo Edhe:

Lajmi për lëndimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës e konfirmoi Policia pas orës 00:00, derisa tregonte që vetura në fjalë ishte sulmuar nga një grup me armë të gjata. Vetura kishte pësuar dëme të konsiderueshme.

Në anën tjetër, Serbia ka vazhduar me retorikën e saj të papranueshme nxitëse, me zyrtarin Petar Petkoviq që tha se Beogradi po shqyrtonte mundësinë që të fuste 1000 trupa të sigurisë në Kosovë.

Tensionet janë rritur sërish prej 6 dhjetorit, në përpjekjen e KQZ-së për të kryer detyrën zyrtare në organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore me shumicë serbe.