Politikë me virusin - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/07/2020 8:11

Politikë me virusin

Lajme

Gazeta Express

12/07/2020 8:11

Brenda 10 ditësh në Kosovë disa herë është thyer rekordi për numrin e rasteve që kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Lakorja ka marrë drejtim të frikshëm. Jo vetëm ajo e rasteve të testuara pozitive, por edhe e vdekjeve.

Edhe pse institucionet përsërisin togfjalëshin që “virusi është nën kontroll”, kjo duket pak e besueshme për çdo mbrëmje, në orët e vona kur Instituti i Shëndetit Publik njofton për rezultatet, shkruan KOHA Ditore.

Mesin e javës që po e lëmë pas, për 24 orë janë testuar pozitive mbi 200 raste.

Me rritjen e numrit të rasteve në pah, sipas ekspertëve, dalin shumë nevoja të tjera. Mungesa e hapësirave spitalore, numri i pamjaftueshëm i shtretërve për të hospitalizuarit, mungesë mjekësh e infermierësh, sidomos e specialistëve të fushës, kapacitete të kufizuara për testime dhe një varg faktorësh të tjerë, në kohë pandemie skanojnë më së miri sistemin publik shëndetësor.

Përballja me virusin nxori në pah ato që janë bërë e s’janë bërë nga të gjitha qeveritë e pasluftës.

Virusi politik

Bilanci mes shëndetit publik dhe jetës së njerëzve në kohë pandemie është deklaruar qëllim i rëndësishëm për shumë shtete në botë.

Në mes të mbylljes së përgjithshme nga virusi, për të cilin ende dihet pak dhe relaksimit përballë tij, shtetet e fuqishme kanë vepruar ndryshe nga njëri-tjetri.

“Dramë” në vete ishte kjo pikë, në atë se si në Kosovë reagonte politika.

Pak ditë pasi rasti i parë pozitiv është paraqitur, Qeveria Kurti, që atë kohë udhëhiqte me Kosovën, mori masa të ashpra të kufizimit të lëvizjes. U mbyllën bizneset, u ndalua qarkullimi publik dhe ishte kufizuar transporti privat, si dhe institucionet publike dhe jopublike reduktuan stafin./Koha.net/