Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme - Gazeta Express
string(93) "politikani-shqiptar-ne-amerike-per-shba-ne-ceshtja-e-territorit-te-kosoves-eshte-e-paprekshme"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 7:32

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 7:32

Politikan shqiptar në SHBA, Gino Mulliqi ka thënë se mbështetja që presidenti amerikan i ka dhënë sot Kosovës në ceremoninë inauguruese të Bordit të Paqes, ku prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani  është lajm shumë pozitiv për kombin.

Ai ka thënë se kjo është arritja më e madhe që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mulliqi në Tëvë1, ka thënë se deklarata e Trump dëshmon edhe njëherë që çështja e shtetit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punën e kryer.

Ishte zhvillim  shumë pozitiv për kombin tonë, një arritje më e madhe që kemi që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Është një çështje që  Kosova për ShBA-në është punë e kryer, Kosova tash po merr një kahje tjetër politik, krah partnerit të saj kryesor ShBA-së. Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme, ku përmendet njohja nga Serbia për Kosovën”, ka thënë ai

Mulliqi ka thënë se në mandatin e dytë të Trump është punuar shumë nga politikanë e aktivistë shqiptar në ShBA, por edhe nga vet presidentja Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement