Politikani serb: Vuçiq vjen nga shkolla e Sheshelit, nuk i duron kritikat prandaj kapet me studentët e Serbisë - Gazeta Express
string(108) "politikani-serb-vuciq-vjen-nga-shkolla-e-sheshelit-nuk-i-duron-kritikat-prandaj-kapet-me-studentet-e-serbise"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 10:08

Politikani serb: Vuçiq vjen nga shkolla e Sheshelit, nuk i duron kritikat prandaj kapet me studentët e Serbisë

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 10:08

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Miroslav Aleksiç, i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’u kërkojë falje të gjithëve për deklaratën në të cilën u bën thirrje atyre që të mos grinden dhe të mos zihen për para për hir të përmbysjes së qeverisë”.

Aleksiç e vlerësoi të turpshme deklaratën e presidentit të Serbisë dhe theksoi se “studentët që janë e ardhmja e vendit dhe luftojnë për drejtësi dhe liri” kanë të drejtë të protestojnë.

Lexo Edhe:

Deklarata e Vuçiqit e ka komentuar edhe deputeti dhe presidenti i Fytyrës së Re të Serbisë, Millosh Parandiloviq.

“Marrëzitë e Aleksandër Vuçiqit. Bëhet fjalë për një njeri që është shkolla më e mirë e Sheshelit, që nuk i duron kritikat, prandaj po bën betejë me rininë e tij. Ai si president i vendit po bën një betejë me ata që janë e ardhmja e këtij vendi, pra studentët dhe po mundohet t’i heshtë që të mos shfaqet asnjë ton kundër tij në opinion”, tha ai.