Politikani austriak në prag të zgjedhjeve: Rrugë e gjatë e Kosovës që nga koha e Rugovës, Kurti të kërkojë seriozisht kompromis e zgjidhje - Gazeta Express
string(136) "politikani-austriak-ne-prag-te-zgjedhjeve-rruge-e-gjate-e-kosoves-qe-nga-koha-e-rugoves-kurti-te-kerkoje-seriozisht-kompromis-e-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 16:21

Politikani austriak në prag të zgjedhjeve: Rrugë e gjatë e Kosovës që nga koha e Rugovës, Kurti të kërkojë seriozisht kompromis e zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 16:21

Politikani austriak, Hannes Swoboda, i cili i takon kampit të socialdemokratëve ka shkruar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Swoboda ka thënë se rruga e Kosovës që nga Ibrahim Rugova e deri tani ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

Sipas tij, është koha që kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, që seriozisht të kërkojë kompromis dhe zgjidhje.  

“Zgjedhjet në Kosovë! Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë nga Rugova te Kurti! Është koha që Kurti të kërkojë seriozisht kompromis dhe zgjidhje”, ka shkruar Swoboda.

Përveç tjerash, politikani austriak ka thënë që edhe Serbia duhet të bëjë punën e saj duke ndihmuar dhe që shtetet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement