Politikanët protagonistë të momenteve më qesharake, analistët në Pressing shkrihen së qeshuri - Gazeta Express
string(92) "politikanet-protagoniste-te-momenteve-me-qesharake-analistet-ne-pressing-shkrihen-se-qeshuri"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 12:20

Politikanët protagonistë të momenteve më qesharake, analistët në Pressing shkrihen së qeshuri

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 12:20

Në Pressing të T7 të martën u diskutua për deklarimet joserioze e tepër qesharake të politikanëve përgjatë viteve.

U transmetuan disa nga deklaratat e veprimet e politikanëve të cilat kishin nxitur më së shumti reagime e të qeshura, ndërsa ato i komentuan analistët në studio: Blerim Latifi, Donika Kadaj-Bujupi, Valon Syla dhe Sadri Ramabaja. Pati shumë të qeshura.

Lexo Edhe:

“Unë obligohna një kravatë. S’muj tash gjithqysh me dalë. Obligohna një këmishë, obligohna me qenë në nivel të përgjegjësisë. Kryeministër i vendit, pres kryeministra të shteteve. Më duhet me hy, me dalë, duhet me qarkullu”, kishte thënë Ramush Haradinaj si kryeministër, kur ia kishte rritur pagën vetes.

Një deklaratë tjetër që s’i harrohet kurrë Haradinajt si kryeministër, është edhe ajo për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi ka ndodh pardje. Ka ndodh, ka ndodh. Pjesa e mbetur e punëve do të kryhen, por ka ndodh pardje. Më vjen keq që ka shku kaq gjatë. Më vjen keq që ka shku si ka shku, por liberalizimi ka ndodh”, kishte deklaruar atëherë Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj është viktimë, që i ka besu Gjermanisë që i ka thënë do t’i heqim vizat e në fund s’ka ndodhë”, tha Valon Syla duke e komentuar këtë.

Donika Kadaj-Bujupi tha se me këto dy deklarata Haradinaj ka humbur vota.

Video ku Bekim Çollaku si ministër i Integrimeve Europiane dhe stafi i tij festonin liberalizimin e vizave në ministri, u komentua gjithashtu në Pressing.

“Hajde se e meritojmë”, thotë Çollaku duke e çelë shampanjën.

Më e afërt është një deklaratë në Kuvend e ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt. Si ministër, ai i drejtohej një deputeteje të LVV-së në këtë mënyrë:

“Pse po ikni nga testet? Po ti je me simptoma (të Covidit). Në sy po vërehesh që je me simptoma. Sytë të kallxojnë që je me simptoma”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, dëshironte ta theksonte rëndësinë e kthimit të bllokut B2 të termocentralit “Kosova A” në Kuvend, duke iu drejtuar deputetëve në këtë mënyrë: “Ju po bëni hajgare për Bllokun B, por unë kam shku për përhair te ministrja për Bllokun B. Hallëv kena përgatitë”.

Krizën energjetike, kryeministri Albin Kurti deshi ta zbuste duke rimuar një sqarim për problemin në Bllokun B2.

“Rikthimi i B2 që ka moshë 40 vjeçare e kalon 920 megavtashin. Pra kjo është asgjë. Nuk ka ra menaxhmenti, ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit në B2 janë copëtauar për shkak se shtypja e avullit në vend që të jete 120, është 90. I ka copëtu lopatat e vjetëruara. Nuk ka ra menaxhmenti pra, ka ra turbina. Sa i përket filterave, ata kanë deshtë me i instalu filterat por kur kanë shku aty e kanë pa që është llom, duhet niher bojlerat tani filterat. Ju s’i keni bë as bojlerat as filterat. Nuk ka filtera pa bojlera. Tash ne do t’i vendosim bojlerat që t’i vendosim edhe filterat”, ishte shprehur Kurti në Kuvend.

Valon Syla qeshi shumë pasi e pa për herë të parë momentin kur Atifete Jahjaga gjatë kohës sa ishte presidente, e ndërprente një intervistë për t’i thënë të ulej një zyrtareje të stafit të saj.

“Veç një sekondë. Hikmet’ mos më rri në këmbë qaty. Ulmu. Ose dikah ulu, të lutem! Më falni, se më pengojke tu livritë me duar”, thoshte Jahjaga

Më poshtë, emisioni i plotë: