Politikanët kosovarë që ndjek gruaja e Albin Kurtit në Instagram - Gazeta Express
string(64) "politikanet-kosovare-qe-ndjek-gruaja-e-albin-kurtit-ne-instagram"

Rozë

Gazeta Express

12/02/2021 12:32

Politikanët kosovarë që ndjek gruaja e Albin Kurtit në Instagram

Rozë

Gazeta Express

12/02/2021 12:32

Rita Augestad Knudsen është i vetmi person që e ndjek kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në rrjetin social Instagram, shkruan Express.

Por, për dallim nga Kurti, gruaja e tij ndjek më shumë persona. Përveç llogarisë së burrit të saj, ajo ndjek edhe 474 llogari të të tjera.

Në mesin e personave që ajo ndjek janë edhe disa politikanë e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rita ndjek ish-zëvendëskryeministrin Haki Abazi, këshillitarin e Kurtit, Agon Hamzën dhe aktivistin e kësaj partie, Arianit Beqirin.

Ndryshe, Rita i ka shpeshtuar daljet në publik me Kurtin që nga koha e fushatës së zgjedhjeve të vitit 2019. Ajo është parë me kreun e VV’së edhe në disa tubime që janë mbajtur gjatë kësaj jave./Gazeta Express