Politika në foto me Mefail Shkodrën, Llapashtica: Disa amerikanë s'pranuan t'i fotografoj në një ceremoni me njerëz që s'ua dinin të kaluarën - Gazeta Express
string(136) "politika-ne-foto-me-mefail-shkodren-llapashtica-disa-amerikane-spranuan-ti-fotografoj-ne-nje-ceremoni-me-njerez-qe-sua-dinin-te-kaluaren"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:52

Politika në foto me Mefail Shkodrën, Llapashtica: Disa amerikanë s’pranuan t’i fotografoj në një ceremoni me njerëz që s’ua dinin të kaluarën

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:52

Fotografi i njohur kosovar, Arben Llapashtica, i cili ka një karrierë tepër të gjatë si fotograf profesionist, ka treguar se si disa zyrtarë amerikanë të një organizate, s’kishin pranuar që të fotografoheshin me disa persona, meqë nuk i njihnin dhe nuk ua dinin të kaluarën e tyre.

Llapashtica thotë se ky rast i ka ndodhur gjatë punës së tij në një ngjarje, pasi kishte marrë një iniciativë për të shkrepur disa fotografi pas dhurimit të disa donacioneve.

“Me pat be pershtypje… disa amerikan te nje organizate dhuruan donacione per komunitetin te na, pas ceremonis mora iniciativ me ju shkrep nje foto (isha i angazhuar per kete ceremoni)Me than me gjith respektin, nuk mundemi por as nuk na lejohet foto sepse nuk e dijm te kaluaren e tyre!”, ka shkruar ai.

Ky tregim i fotografit kosovar vjen pas ngjarjes së sotme që ka ndodhur në Kosovë, ku një person i dyshuar për vrasjen e trefishtë në qytetin e Gjilanit, ka fotografi pothuajse me secilin lider të shtetit e politikan, përfshirë presidenten, kryeministrin, ministrin e Brendshëm, kreun e Prishtinës e të tjerë./Express/