‘Polip 2020’ shtyhet për në vjeshtë - Gazeta Express
string(33) "polip-2020-shtyhet-per-ne-vjeshte"

‘Polip 2020’ shtyhet për në vjeshtë

Gazeta Express

02/04/2020 14:50

Qendra Multimedia në Prishtinës ka njoftuar se ka shtyrë organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, ‘Polip 2020’, për në vjeshtë të këtij viti.

Edicioni i 10-të i këtij festivali ishte paraparë të mbahej nga 8 deri më 11 maj të këtij viti, por për shkak të pandemisë së coronavirusit, Qendra Multimedia është detyruar ta shtyjë mbajtjen e këtij festivali.

Lexo Edhe:

“Fatkeqësisht, duke parë hovin e përhapjes së virusit në botë dhe në Kosovë, jemi të detyruar t’iu informojmë se edicionin e sivjetmë  të Polip- it do të na duhet ta shtyjmë për në vjeshtë të këtij viti, me shpresë që atëherë bota do të jetë në një vend më i mirë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qendrës Multimedia.

Po sipas kësaj njoftimi, Qendra Multimedia ka kryer gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij festivali, ndërsa u bën thirrje krijuesve që kjo përballje me Covdi-19,  t`u shërbejë për shpërthim artistik.

“Për dhjetë vite me rradhë, polip-i është shndërruar në një fole ku janë ndërtuar miqësi të përjetshme. Në këtë kohë, më shumë se kurrë më parë, ua dimë vlerën miqësive që kemi krijuar ndër vite dhe për këtë ju jemi përjetësisht mirënjohës. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për t’i ushqyer këto miqësi dhe për të krijuar miqësi të reja. Të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, duke u afruar më shumë me veten“, thuhet në njoftimin e Qendrës Multimedia.

Polip është festival ndërkombëtar i letërsisë, që sjellë në Prishtinë shkrimtarë nga Rajoni dhe Evropa. Në polip, nuk ka vetëm lexime, por gjithashtu edhe një program special të koncerteve, poezisë së rrugës, punëtori për përkthim dhe poezi, diskutime dhe debate për rrjetet letrare dhe praktikat e përkthimit.