Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijesimin e nxënësve, ka nisur ciklin e ligjëratave edukative në shkollat e Prishtinës.
Ligjëratat mbahen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”, me qëllim pajisjen e nxënësve me njohuri praktike dhe këshilla të dobishme për mbrojtjen e tyre gjatë lëvizjes në rrugë.
Policia e Kosovës bën të ditur se aktivitetet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u fokusuar te edukimi dhe masat parandaluese, për të krijuar një ambient sa më të sigurt për nxënësit.