Policia e Kosovës në Kaçanik, në bashkëpunim me njësi rajonale dhe institucione të tjera, po vazhdon operacionin intensiv të kërkimit për H.J., 54 vjeçare nga fshati Runjevë, e raportuar si e zhdukur më 27 prill 2025, rreth orës 04:35 të mëngjesit.
Sipas familjarëve, ajo ka dalë nga shtëpia në orët e para të mëngjesit dhe që atëherë nuk është kthyer më. Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprime konkrete për lokalizimin e saj, duke përfshirë kërkime të gjera në zonën përreth fshatit Runjevë.
Në operacion janë angazhuar:
Sipas njoftimit të Policisë, kërkimet kanë vijuar pa ndërprerje që nga dita e parë e raportimit dhe aktualisht janë ende në zhvillim. Në terren po përdoren edhe dronë me kamera termike për të ndihmuar në identifikimin e ndonjë shenje që mund të çojë tek personi i zhdukur.
Policia ka njoftuar se deri më tani, pavarësisht përpjekjeve të shtuara, H.J. ende nuk është gjetur.
Policia ka konfirmuar se operacioni do të vazhdojë deri në një rezultat konkret.