Policia u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, u bën apel për kujdes në trafik - Gazeta Express
string(76) "policia-u-uron-mireseardhje-bashkatdhetareve-u-ben-apel-per-kujdes-ne-trafik"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:45

Policia u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, u bën apel për kujdes në trafik

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:45

Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim mirëseardhjeje për bashkatdhetarët që po kthehen në vend gjatë sezonit veror, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik.

“Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj!”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. “Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik”, vijon apeli.

Policia thekson disa prej çështjeve kyçe që ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve:
🛑 Shpejtësia e kontrolluar,
🎗️ Përdorimi i rripit të sigurisë,
📵 Mosshfrytëzimi i telefonit gjatë vozitjes.

Postimi i plotë:

Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj!

Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik!

🛑 Shpejtësia, rripi i sigurisë, telefoni – gjithçka ka rëndësi.

👮‍♂️ Jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe mbrojtur!

ℹ️ Lexoni risitë e ligjit të ri dhe ndihmoni që rrugët tona të jenë më të sigurta për të gjithë.