string(109) "policia-thote-se-protestuesit-neser-do-ti-bllokojne-kater-hyrje-drejt-prishtines-me-automjete-te-renda-detaje"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 23:10

Policia thotë se protestuesit nesër do t’i bllokojnë katër hyrje drejt Prishtinës me automjete të rënda -detaje

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 23:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrjen e bizneseve të ndryshme nga vendi.

Protesta, e cila është paralajmëruar në një periudhë të shkurtër, do të jetë e qetë dhe me bllokim të pjesshëm të disa prej rrugëve hyrëse kryesore në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, protestuesit do të pozicionohen në këto pika kyçe:

Veternik – drejtimi për në hyrje të qytetit,

Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë,

Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë,

Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë.

Policia njofton se do të jetë aktive në terren për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative. Qytetarëve u kërkohet mirëkuptim për vonesat eventuale gjatë orarit të protestës dhe sugjerohet shmangia e rrugëve të lartpërmendura për të evituar bllokime dhe ngarkesa të panevojshme.

Policia thekson se gjatë takimeve koordinuese me organizatorët, janë theksuar obligimet ligjore dhe kufizimet, duke përfshirë ndalimin e bllokimit tërësor të rrugëve publike.

Në fund, Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren, duke kontribuar në mbarëvajtjen paqësore të protestës dhe ruajtjen e sigurisë së përgjithshme.