Policia thotë se një 31 vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies së një trungu druri në një fshat të Komunës së Prishtinës - Gazeta Express
string(98) "policia-thote-se-nje-31-vjecar-ka-vdekur-pasi-i-ka-rene-lisi-ne-nje-fshat-te-komunes-se-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 19:29

Policia thotë se një 31 vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies së një trungu druri në një fshat të Komunës së Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 19:29

Një 31-vjeçar ka vdekur pasi i ka rënë një trung druri në komunën e Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri).  Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë  po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana. /Gazeta Express