Policia thotë se ka gjetur grafite kërcënuese ndaj Kurtit në Veri, nisin hetimet - Gazeta Express
string(79) "policia-thote-se-ka-gjetur-grafite-kercenuese-ndaj-kurtit-ne-veri-nisin-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 14:27

Policia thotë se ka gjetur grafite kërcënuese ndaj Kurtit në Veri, nisin hetimet

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 14:27

Policia e Kosovës (PK) njofton se mbrëmë në Mitrovicë të Veriut janë hasur grafite me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. 

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur në rrugën “Vasilije Ostrovski” dhe u iniciua si “Kanosje”

Grafitet e vendosua në gjuhën serbe, në shqip kanë kuptimin “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti më s’do të rrojë”.

“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në Mitrovica Veri në mur është shkru një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicu rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.