Kreu i njësisë së policisë britanike për luftimin e terrorizmit, Lawrence Taylor, tha sot se policia e cilësoi sulmin e sotëm në një sinagogë në Mançester, në të cilin vdiqën tre persona, si një akt terrorizmi.
“Bazuar në atë që dimë, policia kundër terrorizmit e ka shpallur këtë një incident terrorist”, tha ai në një konferencë për shtyp jashtë Scotland Yard në Londër, sipas Guardian.
Ai shtoi se sulmuesi u vra nga policia dhe se besonte se policia kundër terrorizmit e dinte identitetin e tij.
Taylor tha se sulmi ndaj komunitetit hebraik në Yom Kippur ishte “shkatërrues” dhe tha se policia po “mobilizohej shpejt” për të siguruar komunitetin hebraik në të gjithë vendin.
Kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Downing Street për të kryesuar një takim urgjent të komitetit COBRA (Dhoma e Informimit të Zyrës së Kabinetit), i cili përbëhet nga zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të sigurisë.
Starmer e ndërpreu udhëtimin e tij në Kopenhagë, ku po merrte pjesë në një samit të liderëve, për shkak të sulmit në sinagogë.
Policia e qytetit njoftoi më parë se tre persona u vranë, përfshirë sulmuesin, i cili u qëllua nga oficerët e policisë, në sulmin e sotëm pranë një sinagoge në Mançester.