Policia spanjolle mbledh shezlongët dhe gjobit pushuesit në mbrojtje të kufizimeve të koronavirusit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/07/2020 23:05

Policia spanjolle mbledh shezlongët dhe gjobit pushuesit në mbrojtje të kufizimeve të koronavirusit

Lajme

Gazeta Express

14/07/2020 23:05

Policia spanjolle në Costa del Sol po gjobiste sot turistët dhe po sekuestronte karriget e tyre të plazhit për të ndaluar praktikën e rezervimit të vendeve në plazh sipas rregullave të reja të koronavirusit.

Teksa pushimet verore kanë rinisur familjet dhe çiftet që vijnë më herët vendosin peshqirët ose karriget e tyre në vendet e preferuara, për t’u rikthyer më vonë.

Por patrullat vigjilente të policisë së plazhit u thirrën nga qytetarët dhe konfiskuan dhjetra karrige palosëse e madje dhe një komerdare të madhe, pas ankesave nga turistët që mbeteshin pa hapësirë prej objekteve të lëna në rërë.

Autoritetet lokale paraljamëruan se do të vazhdojnë të gjobisin pushuesit ‘e papërgjegjshëm’ që prishin qejfin e pushuesve të tjerë.

Torrox pranë Marbella në Costa del Sol është një nga plazhet më të preferuara në bregdetin e Malaga, por ka një hapësirë të vogël rëre për ruajtjen e distancimit social.

Në një njoftim të bashkisë së Torrox paralajmërohej: “U kujtojmë të gjithë pushuesve se rezervimi i hapësirës në plazh NUK LEJOHET”.