Policia shqipton mbi 1600 gjoba në Ferizaj për një javë, pezullon 42 patentë shoferë - Gazeta Express
string(83) "policia-shqipton-mbi-1600-gjoba-ne-ferizaj-per-nje-jave-pezullon-42-patente-shofere"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 14:59

Policia shqipton mbi 1600 gjoba në Ferizaj për një javë, pezullon 42 patentë shoferë

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 14:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në Ferizaj janë shqiptuar mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku, dhe janë pezulluar 42 patentë shoferë.

Gjatë kësaj kohe po ashtu, janë regjistruar 23 aksidente, ku 8 kanë qenë me lëndime, si pasojë janë lënduar 16 persona, dhe, 15 aksidente me dëme materiale.

Komunikata:

Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni komunikatën e radhës nga DRP-Ferizaj

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ferizaj, 17.11.2025

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 10-16.11.2025, janë shqiptuar 1. 657 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 42 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, nga të cilat:

–  8 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 16 persona

–  15 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

– Stacionit më të afërt policor

– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

Advertisement
Advertisement
Advertisement