Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë shqiptuar 2150 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj kohe, është bërë e ditur edhe se, janë raportuar të kenë ndodhur 46 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 37 me të lënduar.
Po ashtu nga policia është njoftuar edhe se janë arrestuar 16 persona, kurse 7 janë dërguar në mbajtje.