Policia shqiptare ka njoftuar se ka arritur të finalizojë operacionin policor të koduar “Storm 17”. Përmes këtij aksioni janë vënë nën pranga 4 shtetase kineze për prostitucion.
“Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Policia njofton se janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash.Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase e ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit, Durrës, duke i përshtatur për prostitucion.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, thuhet në njoftim.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...