Policia shpall në kërkim 20-vjeçarin nga Peja, i dyshuar për dhunë në familje dhe përdorim të armës - Gazeta Express
string(98) "policia-shpall-ne-kerkim-20-vjecarin-nga-peja-i-dyshuar-per-dhune-ne-familje-dhe-perdorim-te-armes"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 12:33

Policia shpall në kërkim 20-vjeçarin nga Peja, i dyshuar për dhunë në familje dhe përdorim të armës

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 12:33

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin Elton Gjevukaj, nga fshati Bllagajë.

Konform ligjit, policia ka publikuar fotografinë dhe përshkrimin e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët ndihmë për lokalizimin e tij.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Dhunë nё familje”, “Mbajtje nё pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar tё armëve, “Përdorim i armës apo mjetit tё rrezikshëm”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftimin e policisë.