Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, familjarët s’flasin për rastin - Gazeta Express
string(79) "policia-shkon-ne-shtepine-e-viktimes-ilaz-brahimi-familjaret-sflasin-per-rastin"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 12:43

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, familjarët s’flasin për rastin

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 12:43

Njësia Speciale FIT ka shkuar në fshatin Bakshi të Komunës së Obliqit.

Pamjet e siguruara nga televizioni T7, tregojnë se pjesëtarët e Njësisë Speciale ndodhen në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimit, i cili vdiq mbrëmë, pas plagëve që dyshohet se mori nga Ardita Gashi, e cila poashtu ka vdekur sot.

Nderkohë, mediat po qëndrojnë te shtëpia e Brahimit, por se familjarët e tij nuk kanë pranuar të flisnin për rastin.

Ndërsa, kohë më parë familja ka bërë të ditur vdekjen e tij, duke shtuar se më vonë do të njoftohet edhe koha e varrimit.

“Të Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë ndërroi jetë vëllau ynë ILAZ (BAJRAM) BRAHIMI. Lusim Allahun ta ketë marrë në mëshirën e Tij! Sa i përket kohës së varrimit, do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Nga kjo tragjedi në QKUK ka vdekur edhe e dyshuara dhe gruaja e axhës së saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement