Policia shkatërron sot armët ilegale - Gazeta Express
string(36) "policia-shkaterron-sot-armet-ilegale"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 7:09

Policia shkatërron sot armët ilegale

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 7:09

Policia e Kosovës sot do të organizojë ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, në ambientet e kompanisë Metal 05 SH.P.K., në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë–Ferizaj.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Programit të Kosovës për Siguri (KSSP), të mbështetur nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe nga projekti rajonal IPA që synon luftimin e posedimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të vogla në Ballkanin Perëndimor.

Ceremonia do të fillojë në orën 09:30.