Policia sekuestron dy armë zjarri dhe municion në Obiliq - Gazeta Express
string(56) "policia-sekuestron-dy-arme-zjarri-dhe-municion-ne-obiliq"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2025 17:02

Policia sekuestron dy armë zjarri dhe municion në Obiliq

Lajme

Gazeta Express

23/01/2025 17:02

Policia në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion në Breznicë të Obiliqit.

“Sot rreth orës 10:00,  Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur  dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion”

Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement