Prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur, Policia konfiskon dhjetëra aparatura në Suharekë - Gazeta Express
string(69) "policia-sekuestron-aparate-per-prodhimin-e-kriptovalutave-ne-suhareke"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 16:25

Prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur, Policia konfiskon dhjetëra aparatura në Suharekë

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 16:25

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Bllac të Suharekës, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të policisë kjo rryma në këtë vend ka qenë e kyçur në mënyrë ilegale.

Lexo Edhe:

“Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllac të Suharekes , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.Per të gjitha keto veprime te njesive te stacionit policor ne Suharekë eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren. Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qen kyqje Ilegale! Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet  e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e  Kosovës”, thuhet në njoftim. /Express/